PEJANËT RRESHTOJNË FITORET

Pamje nga arkivi
E pesta radhazi
27 January, 2023 @12:43
Borea ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligë të Parë, ndërsa ekipi i Hekuran Husajt është në formë të mirë dhe do të mund të shpresojë për në PlayOff nëse vazhdon kështu në ndeshjet e mbetura të stinorit të rregullt të Ligës së Parë.
Pejanët fituan ndeshjen ndaj MH Prishtinës dje, ndërsa dallimi prej 27 pikësh në fitore u bë në cerek të fundit, kur Borea tregoi fuqinë me 24-7 për përfundimtarren 98-71 [26-16, 20-29, 28-19, 24-7].
Sokol Nila me 20 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Boresë në fitore, ndërsa 14 të tjera i shënoi Aldin Qallaku. Valtrim Kastrati e Albin Berisha kryen lojën me double-double, ku i pari bëri 13 pikë e 22 kërcime, ndërsa i dyti dha 11 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër Donat Rexhepi u bë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, jo vetëm i ekipit të tij, me 23 pikë, por mundi i tij nuk mjaftoi për më tepër, derisa skuadra e Dritëro Sefajës u mposht.
Me fitore Borea e gjashta në renditje u bë me bilanc 12-11, ndërsa MH Prishtina e nënta, tash është në bilanc 6-17.