YLLI - TREPÇA

Fotot: KBYlli/fb
E shtata me radhë për kampionin! Thellohet kriza e Trepçës
3 December, 2022 @21:08
Trepça tashmë ka pësuar për herë të shtatë këtë stinor dhe për herë të parë këtë stinor ka bilanc negativ, 6-7! Shkaktar i humbjes së radhës për mitrovicasit ka qenë kampioni aktual i Superligës, Ylli, që pas startit me katër humbje radhazi ka rreshtuar fitoren e shtatë kampionale dhe është ekipi më në formë aktualisht në Superligë.
Ylli mposhti Trepçën 86-67 [27-8, 18-21, 23-18, 18-20] ndërsa Bashir Ahmed me 24 pikë e 10 kërcime ka qenë më i dalluari në fitore. Rashun Davis dha 15 pikë e 5 asistime, ndërsa Henrik Sirko bëri 14 pikë, 3 kërcime e 3 asistime në fitore.
Te Trepça që me trajnerin e ri Aleksandar Jonchevski deri tash ka mposhtur vetëm dy ekipet më të dobëta në Superligë deri tash, Bashkimin dhe Rahovecin, të gjitha të tjerat janë disfata! Kendrick Brown ka shënuar 17 pikë e 3 asistime në këtë ndeshje, ndërsa Adam Grant 12 pikë tjera. Erjon Kastrati është ndalë në 4 pikë ndaj ish-ekipit të tij, ndërsa Drilon Hajrizi ka dhënë 12 pikë, 6 kërcime e 2 asistime në këtë ndeshje.
Ylli me këtë fitore bën bilancin 7-4, ndërsa Trepça siç u tha edhe më lartë, 6-7.