Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA (F) - PRISHTINA (F)

E shtata rresht për Prishtinën

E shtata rresht për Prishtinën


5 March, 2020 @22:28

Vashat e Prishtinës, duke e mposhtur Penzën me rezultat 50-77, e regjistruan fitoren e shtatë rresht në Ligën e Femrave.

Era Shatri me 18 pikë, 16 kërcime, 6 asistime, 2 topa të rrëmbyer dhe 2 bllokada, ishte më mira te Prishtina, kurse u dalluan edhe Irma Konjusha me 18 pikë (prej tyre 5 herë ishte e saktë nga vija e treshit) dhe Enisa Kamerolli me 15 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.

Te Penza u veçuan Valbona Bytyqi me 15 pikë e 8 kërcime dhe Tringa Ukaj me double-double prej 14 pikëve e 10 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e 12 e stinorit krahas 2 humbjeve që i ka dhe gjendet në pozitën e dytë, kurse Penza ka bilanc prej 9 fitoreve e 5 humbjeve.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Kastriotin, derisa Penza me Bashkimin në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave