KBF BASHKIMI - KBF PARTIZANI

Edhe Bashkimi e nis me fitore Ligën Unike
24 November, 2021 @21:34
Pas Prishtinës, edhe KBF Bashkimi e nisi me fitore Ligën Unike, duke e mposhtur Partizanin me rezultat 94-53.
Vashat e Bashkimit me përforcimet e reja, arritën një fitore me dominim total, ku në asnjë moment nuk e lëshuan epërsinë kundër Partizanit.
Christiana Ellis dhe Chervelle Cox ishin koshashënueset më të mira te skuadra prizrenase me nga 21 pikë secila, kurse u dallua edhe Janelle Porter me 16 pikë e Sarra Vraniqi me 11 pikë të tjera.
Te Partizani Aida Palko luajti me 23 pikë dhe Xhulia Velias me 13 pikë.
Në xhiron e dytë Bashkimi takohet me Tiranën, kurse Partizani me Flamurtarin.