Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI S'KA NDESHJE!

Edhe derbi kosovar në BIBL, shtyhet

Edhe derbi kosovar në BIBL, shtyhet


8 February, 2023 @23:38

Dueli ndërmjet Bashkimit dhe Pejës në kuadër të BIBL është dashur të luhej sonte. Mirëpo, dy skuadrat janë pajtuar që të shtyejnë për një datë tjetër ndeshjen për arsye të ndryshme, ka bërë të ditur Liga Ballkanike në njoftim.

Kështu, ndeshja që është dashur të luhet sonte më 8 shkurt, është shtyer për datën 29 mars 2023, ndërsa BIBL ka thënë se kjo kërkesë e palëve në fjalë është pranuar me kusht që të jetë ndeshja e fundit e shtyer nga këto.

BIBL info

Derisa Bashkimi këtë stinor në BIBL po calon dhe nuk ka të regjistruar asnjë fitore, Peja ka bilanc tepër të mirë dhe ka një humbje të vetme në ndeshjet e saja. Peja ka bilanc 4-1, ndërsa Bashkimi 0-5. Ndeshjen para kësaj Bashkimi e humbi me rezultat zyrtar, 20-0, pasi që nuk udhëtoi fare në Podgoricë për tu ndeshur me Milenijumin.

Tash në orarin e BIBL për ndeshjet e radhës është që Bashkimi do të jetë mysafir në Bullgari më datat 20 e 21 shkurt, ku së pari do të luajë ndaj Beroes e pastaj ndaj Levskit. Kujtojmë, Kupa e Kosovës luhet prej datës 15-19 shkurt në Rahovec!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga