Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI (F) - PRISHTINA (F)

Enisa Kamerolli me triple-double, Prishtina fillon me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Enisa Kamerolli me triple-double, Prishtina fillon me fitore


13 October, 2019 @17:34

Kampionia në Ligën e Femrave të Kosovës në basketboll, Prishtina, e nisi stinorin 2019/20 me fitore, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 51-93.

Edhe pse shumica e lojtareve të pesëshes së parë nuk luajtën shumë te Prishtina, vajzat e trajnerit Fidan Shatri me lehtësi e mposhtën Vëllaznimin.

Enisa Kamerolli në këtë ndeshje shkëlqeu me shifrat magjike triple-double. Ajo luajti me 21 pikë, 13 asistime e 11 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Besjana Martinaj me 16 pikë, Diellza Dekaj me 15 pikë, Tokjona Rexhaj me 14 pikë e 16 kërcime dhe Tringa Ukaj me 12 pikë të tjera.

Te Vëllaznimi më e mira ishte Rina Hoda me 18 pikë. Pikë dyshifrore shënoi edhe Diellza Leti (10 pikë).

TABELA AKTUALE

Prishtina në xhiron e dytë do të përballet me Bashkimin, kurse Vëllaznimi me Kastriotin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave