KASTRIOTI (F) - PRISHTINA (F)

TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Enxhi me triple-double, Irma me rekord, për fitoren e radhës
7 December, 2019 @16:31
Kampionet e Kosovës në Ligën e Femrave, Prishtina, e mposhti bindshëm Kastriotin me rezultat të thellë 36-121.
Me domimin total në parket, prishtinaset e regjsitruan fitoren e radhës.
Enxhi Xhanaj në këtë ndeshje luajti me shifrat magjike triple-double prej 18 pikë, 12 topave të rrëbyer dhe 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Besjana Martinaj me 28 pikë, Nyilah Jamison me 19 pikë e 12 kërcime, Marigona Rushiti me 14 pikë dhe Enisa Kamerolli me 10 pikë të tjera.
Kapitenja e skuadrës Irma Konjusha, në këtë ndeshje luajti me 8 pikë, por e theu rekordin e asistime për këtë sezon. Konjusha me 20 asistime u bë basketbollistja me më së shumti asistime gjatë një ndeshjeje këtë sezon.
Në anën tjetër te Kastrioti më e dalluara ishte Erina Berisha me 11 pikë, derisa nuk luajti basketbollistja më e dalluara e Kastriotit Agnesa Rrahmani.
Prishtina aktualisht ka bilanc prej 6 fitoreve e 2 humbjeve, kurse Kastrioti prej 2 fitoreve e 7 humbjeve deri më tani.