Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Era Shatri: I njohim kundërshtaret, luajmë për fitore

Era Shatri: I njohim kundërshtaret, luajmë për fitore


25 October, 2020 @11:51

Sot me fillim prej orës 14:00 në Karagaç të Pejës, vashat e Bashkimit të Prizrenit ndeshen me ato të Kosovahome Prishtinës në finalen e Superkupës së Kosovës për femra.

Para duelit final, që do t’i sjell njërit ekip trofeun e parë të edicionit 2020/21, basketbollistja e Prishtinës Era Shatri ka thënë se ekipi i tyre është përgatitur maksimalisht dhe rrugën për Pejë e marrin me një qëllim - për fitore.

“Përkundër situatës së pandemisë që na ka penalizuar dhe na ka lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ne në momentin që janë hapur palestrat, kemi vazhduar të stërvitemi dy herë në ditë. Në skuadrën tonë është atmosferë shumë e mirë dhe jemi të motivuar dhe të lumtur që pas 7 muajve do të luajmë një ndeshje zyrtare. Ne e njohim kundërshtarin tonë dhe kemi punuar për këtë ndeshje, prandaj fillimisht pres që të tregojmë lojë cilësore dhe padyshim se në Pejë shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi kapitenia e Kosovahome Prishtinës për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshja Bashkimi - Prishtina zhvillohet të dielën, sot, (25 tetor) nga ora 14:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave