Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZGJEROHET EKIPI I VERDHEZINJËVE

Fatlind Shoshaj përforcim shtesë vendor i Pejës

Fatlind Shoshaj duke luajtur me Kosovën U20, përgjatë vitit të kaluar/ Fotot: FIBA

Fatlind Shoshaj përforcim shtesë vendor i Pejës


3 January, 2023 @23:38

Pas Ivan Koljevicit të zyrtarizuar sot, Peja nuk ka vonuar dhe ka zyrtarizuar edhe lojtarin e radhës në ekip. Ai është basketbollisti i Kosovës U20, Fatlind Shoshaj.

Shoshaj 20-vjeçar, 182-centimetra i gjatë ka qenë pjesë e ekipit belg Kangoeroes-B që është ekipi rezervë i ekipit elit belg Mechelen, me të cilët ai ka luajtur dy ndeshje këtë stinor me mesatarisht 2-minuta.

Fatlind Shoshaj

Përndryshe, Shoshaj te Kosova përgjatë verës së kaluar ka pasur mesatare prej 18-minutash lojë, ku ka shënuar 6.4 pikë për ndeshje, 3 asistime dhe 2.4 kërcime.

Ai do të mbushë edhe më shumë me opcione trajnerin Can Sevim të Pejës, i cili tashmë pas Samir Zekiqit ka në skuadër edhe një lojtar tjetër vendor të shtuar, ndërsa pos tyre në skuadër është shtuar edhe përvoja e Ivan Koljevicit.

Në fundjavën që vjen, Peja pret kampionin aktual të Superligës, Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga