Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I BORDIT

FBK: Të hapet mini-afat kalimtar 48-orësh

FBK: Të hapet mini-afat kalimtar 48-orësh


8 March, 2022 @22:33

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim sot në mbledhjen e Bordit që të hapet një mini-afat kalimtar i ri për Superligën e Femrave në basketboll.

Ky vendim është marrë pasi që disa skuadrave u kanë dështuar transferimet e huaja që i kanë paraqitur për regjistrim për shkak të refuzimit të tyre për udhëtim, për shkak të situatës në Ukrainë.

Kështu, prej sot Vendimi është i fuqishëm, derisa njoftimi i FBK-së për vendimet e Bordit ka shkruar:

“Të hap një mini-afat kalimtar të jashtëzakonshëm (48 orë) për regjistrimin e lojtareve të huaja në Superligën e Femrave, për shkak se disa ekipeve u kanë dështuar lojtaret e huaja që i kanë paraqitur për regjistrim, sepse të njëjtat kanë refuzuar të udhëtojnë në Evropë për shkak të situatës në Ukrainë,” — ka shkruar njoftimi, duke bërë të ditur që vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit.

TABELA AKTUALE

Te elita e basketbollit femror, KBF Prishtina ka siguruar vendin e parë për sezonin e rregullt. Ndërsa për të dytin po luftohet mes Penzës e Bashkimit, ndërsa për të katërtin vend, që është edhe bileta e fundit për PlayOff luftohet mes Vëllaznimit dhe Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave