Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUDRIUS PRAKURAITIS

Filluam keq dhe pastaj s’arritëm të kthehemi

Filluam keq dhe pastaj s’arritëm të kthehemi


9 April, 2023 @23:53

Trajneri lituanez i Bashkimit, Audrius Prakuraitis, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes, që doli të jetë e fundit për Bashkimin këtë stinor, ka thënë se pas humbjes së kontrollit në çerekun e parë të lojës, ekipi s’arriti të rikthehet më në lojë, ndërsa Trepçës i uroi suksese në vazhdim.

“Kemi filluar shumë keq këtë ndeshje dhe luanim ndaj një ekipi shumë të mirë. Çereku i parë ishte vendimtar, ndërsa pas asaj humbën kontrollin e lojës. Ka qenë stinor zhgënjyes pasi që nuk performuam më mirë se që mundemi. Bashkimi mund të jetë më i mirë në stinorin tjetër, ndërsa Trepçës i uroj fat në rrugëtimin e tyre të mëtutjeshëm” - ka thënë Prakuraitis pas ndeshjes.

Për Bashkimin, pas përjashtimit që e pësoi nga BIBL, këtu përfundoi stinori 2022/23, si i pesti në Superligë, çerekfinalist i PlayOffit.


 
Të gjitha lajmet nga