BASHKIMI - YLLI

Foto: KB Bashkimi/ F. Tokaj/ fb
Fiton në “Sezai Surroi”, kampioni për herë të parë lider
3 November, 2021 @20:58
Në ndeshjen e parë të sezonit në “Sezai Surroi”, pasi që më sot ndeshjet si vendas po i luante në Rahovec, Bashkimi është mposhtur nga Ylli, kampioni në fuqi i Kosovës.
Ndeshja në fjalë në fund u mbyll me rezultat 71-76 në të mirë të Yllit. Për Yllin kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në Superligë dhe për herë të parë këtë sezon, skuadra suharekase është lidere e Superligës.
Çereku i parë i ndeshjes i takoi Bashkimit (22-16), e më pas dalëngadalë suharekasit e morën veten dhe e kthyen ndeshjen në anën e tyre.
Fillimisht mysafirët e fituan çerekun e dytë 10-22, për të shkuar në pushim me epërsi 6-pikëshe, e më pas lojën e mirë e vazhduan edhe në pjesën e dytë.
Gjatë pjesës së dytë, Bashkimi nuk lejoi që epërsia e Yllit të thellohej dhe e mbajti rezultatin e afërt deri në fund të ndeshjes, por në momentet vendimtare të ndeshjes, Ylli u tregua skuadër më e koncentruar dhe e fitoi takimin. Vendimtare në këtë fitore ishin edhe gjuajtjet e lira të sakta dhe një dy-pikësh tjetër i Erjon Kastratit kur kishte mbetur më pak se 1 minutë lojë.
Immanuel King me 18 pikë e 12 kërcime ishte më i miri te Bashkimi sonte, kurse te Ylli më i dalluari ishte Gëzim Morina me 22 pikë, 3 kërcime e 2 asistime. Përveç Morinës, te Ylli vlen të përmenden edhe paraqitja e Brandon Randolph, i cili luajti me double-double prej 15 pikëve e 10 kërcimeve, si dhe paraqitja e Erjon Kastratit, që shënoi 19 pikë,
Me një ndeshje më shumë të luajtur se Peja, Ylli momentalisht i prin Superligës, kurse Bashkimi momentalisht ka bilanc 5-4.
Xhiron që vjen Bashkimi i shkon Prishtinës, kurse Ylli e pret skuadrën Prizreni-16.