KBF KASTRIOTI - KBF VËLLAZNIMI

FOTO / Arkiv
Fitore e pritur nga Vëllaznimi, mbyllet stinori në pozitën e pestë
27 March, 2022 @16:17
KBF Vëllaznimi e mposhti me lehtësi KBF Kastriotin me rezultat 34-72.
Nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes epërsia ishte te skuadra gjakovare.
Kendra Williams me 44 pikë, 10 kërcime, 7 topa të rrëmbyer, 2 bllokada e 2 asistime, ishte në çdo pjesë të lojës te Vëllaznimi, derisa u ndihmua edhe nga Viola Tanushi me 16 pikë, 12 kërcime e 8 topa të rrëmbyer.
Te Kastrioti u veçua Yllza Huruglica me 13 pikë.
TABELA PËRFUNDIMTARE
Vëllaznimi e përfundoi stinorin 2021/22 me 5 fitore e 15 humbje në pozitën e pestë, kurse Kastrioti me 20 humbje në 20 ndeshjet e zhvilluara dhe në stinorin tjetër nuk do të jetë pjesë e Superligës së Femrave.