Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOSIP PLANTAK

Fitore shumë e rëndësishme!

Josip Plantak, trajner i Vëllaznimit/ Foto: KBVëllaznimi/ fb

Fitore shumë e rëndësishme!


5 November, 2022 @23:04

Trajneri i Vëllaznimit, Josip Plantak, është shprehut të jetë i lumtur me fitoren e shënuar ndaj Rahovecit sonte, ndërsa e ka theksuar faktin se kjo fitore ka qenë shumë e rëndësishme për ekipin e tij, që synim kryesor ka mbijetesën në Superligë.

“Së pari, jam i lumtur me fitoren. E dinim se Rahoveci duhet të fitonte dikë dhe nuk dëshironim që ne të ishim ata. Kur përmirësuam mbrojtjen gjithçka u bë më lehtë. E rëndësishme është që fituam dhe tashmë është sado pak më lehtë për ne,” ka thënë ndër të tjera trajneri kroat i kuqezinjëve.

Vëllaznimi me këtë fitore ka bërë bilancin 4-5 në Superligë pas 9 ndeshjeve dhe për momentin ka kërcyer deri në pozitën e tretë me një ndeshje më shumë të zhvilluar se kundërshtarët aty.

 


 
Të gjitha lajmet nga