ALL STAR 2021

FOTO / NBA
Fitorja e 4 rresht për skuadrën e Jamesit në All Star
8 March, 2021 @14:41
Ndeshja e All Starit përfundoi me fitoren e skuadrës së LeBron James kundër skuadrës së Kevin Durantit me rezultat 170-150.
Siç e dini All Stari nuk është duke u luajtur më në formatin Lindje-Perëndim, por sipas votimeve po caktohen dy kapitenë të skaudrave e më pas po formohen ekipet.
Në këtë All Star kapitenë të skuadrave ishin LeBron James dhe Kevin Durant, ku ky i fundit nuk luajti për shkak të lëndimit.
Skuadra e Jamesit e mposhti ate të Durantit, derisa MVP i All Starit është zgjedhur super ylli grek Giannis Antetokounmpo. Ai luajti me 35 pikë, 7 kërcime e 2 asisime, derisa u dalluan edhe Damian Lillard me 32 pikë e Stephen Curry me 28 pikë të tjera.
Te skuadra e Durantit u veçuan Bradley Beal me 26 pikë, Kyrie Irving me 24 pikë dhe James Harden me 21 pikë.
Skuadra e LeBron Jamesit në 4 All Starat e fundit është duke fituar.