DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRISHTINËS
Ljupcho Malinkov duke dhënë deklaratë pas fitores ndaj Pejës/ Foto: TV screenshot
Malinkov: Pranuam shumë pikë, luftë deri në xhiron e fundit
7 March, 2021 @23:58
Debutoi me fitore ndaj rivalit të përbetuar të Prishtinës, Peja. Maqedonasi Ljupcho Malinkov që nisi stinorin në Kosovë me Vëllaznimin, sonte debutoi për bardhekaltërit dhe shënoi fitore të rëndësishme ndaj Pejës që ia nisi shumë mirë ndeshjes.
“Në pjesën e parë kishim probleme nën kosh. Nuk mund të çonim topin deri te qendrat. Pastaj pranuam shumë pikë në çerek të parë, gati 30. Më pas u përmirësuam, fituam, por përsëri të pranosh 80 e diçka pikë është shumë,” ka thënë Ljupcho Malinkov pas fitores.
Vazhdimi i kampionatit…
“Stinori i rregullt do të jetë shumë i vështirë. Të gjitha ekipet luajnë mirë, Trepça kundërshtar i radhës. Sezoni do të jetë i jashtëzakonshëm deri në xhiron e fundit të tij,” ka shtuar Malinkov.
A do të merr Prishtina lojtarë të ri në ndërkohë...
“Qe dy ditë jam këtu, nuk e di [qeshet]. Por do të shohim se çka ndodh në xhirot e radhës,” ka thënë në fund maqedonasi i gëzuar me fitoren në debutim me ekipin më të trofeshëm të basketbollit në Kosovë.
Prishtina në xhiron që vjen është mysafire e Trepçës, ku këta të fundit kanë kapur serinë prej 5 fitoreve radhazi dhe po kërkojnë ngritjen në tabelë.