DEKLARATA E TRAJERIT TË TREPÇËS

Serhat Sehit në deklaratën e tij pas ndeshjes së sotme/ Foto: TV Screenshot
Sehit: Kjo ndeshje ka pasur rëndësi të veçantë
7 March, 2021 @22:30
Trajneri i Trepçës, Serhat Sehit, në deklaratën e tij pas fitores ndaj Bashkimit ka vënë theks së ka qenë një ndeshje me rëndësi të veçantë kjo ndaj prizrenasve sonte.
Ai ka theksuar se ekipi ka pasur lojtar të ri në dispozicon, trajner të posaardhur dhe ekipi i tij ka shfrytëzuar këto, derisa nuk ka qenë lehtë të arrihet te fitorja.
“E dinim se do të jetë ndeshje e vështirë. Kanë trajner të ri, lojtarë të ri, ka qenë ndeshje e vështirë për ne. Në Superligën e Kosovës tash secili ekip është ngritur një nivel më lartë dhe ndeshje të lehta nuk ka,” ka thënë trajneri turk i mitrovicasve.
“Ne në ndërkohë po koncentrohemi në lojën tonë. Lojtarët e tyre ishin më të mirë në kërcime në fillim, prandaj intervenuam në këtë aspekt dhe duke forcuar mbrojtjen i ndalën ata që të shënojmë dhe mbrojtëm rezutatin,” ka thënë 40-vjeçari Sehit.
“Dua të theksoj se kjo ndeshje ka pasur rëndësi të veçantë për ne, pasi që luajtëm me rivalin që gjendet mbi ne në tabelë të klasifikimit. Fitorja në këtë ndeshje ka qenë me rëndësi të madhe. Pas kësaj luajmë ndaj Prishtinës. Secila ndeshje është e vështirë,” ka thënë në fund Sehit, që tashmë ka kapur serinë prej pesë fitoreve radhazi me ekipin e tij, derisa Trepça është në rrugë të mirë për tu ngritur në tabelë dhe për t’i ikur zonës së rrezikshme.