PRISHTINA - PEJA

Fitorja e parë e Prishtinës ndaj Pejës në Superligë
7 March, 2021 @21:02
Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e parë ndaj Pejës sivjet në Superligë.
Prishtina e mposhti kundërshtarin me rezultat 94-84.
Peja e nisi furishëm çerekun e parë, duke e përfunduar me rezulat 18-29, derisa Prishtina e ngushtoi epërsinë në një pikë dhe pjesa e parë u mbyllë me rezultat 47-48.
Sigal Prishtina në çerekun e tretë kaloi në epërsi dhe pas 30 minutave lojë rezultati ishte 69-64 në favor të Prishtinës.
E në çerekun e fundit, përpjekjet e Pejës për ta fituar ndeshjen nuk funksionuan dhe kështu Prishtina e regjistroi fitoren e parë ndaj skuadrës pejane.
Trajneri Dragan Radovic ka debutuar me humbje te Peja, derisa Ljupcho Malinkov me fitore te Prishtina.
Tevin Mack ishte më i dalluari te Prishtina me double-double prej 37 pikëve e 10 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Nigel Johson me 25 pikë.
Te Peja munguan Dardan Berisha me Lis Shoshin, derisa u veçuan Brandon Walters me 29 pikë e 15 kërcime dhe Rron Grapci me 21 pikë të tjera.
Prishtina me këtë fitore largohet nga pozita e fundit me 8 fitore e 14 humbje, derisa Peja regjistroi humbjen e katërt rresht dhe me 12 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e pestë.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Trepçën, derisa Peja me Rahovecin.