Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI (F) - PENZA (F)

Fitorja e tretë rresht për Penzën

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Fitorja e tretë rresht për Penzën


29 February, 2020 @21:10

Vashat e Penzës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 43-60, e regjistruan fitoren e tretë rresht në Ligën e Femrave.

Penza e mbylli çerekun e parë me 10 pikë epërsi (21-11), derisa 10 minutëshi i dytë përfundoi me rezultat të njejtë (10-10). Vashat e Vëllaznimit u mbajtën edhe në çerekun e tretë, derisa në çerekun e katërt, Penza së pari e nisi me një seri prej 9-0 pikëve dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Si në shumicën e ndeshjeve, edhe kësaj radhe më e mira te skuadra pejane ishte kapitenja Valbona Bytyqi. Ajo luajti me double-double prej 29 pikëve e 15 kërcimeve, derisa u dallua edhe Melita Luci me 10 pikë, 10 asistime e 6 topa të rrëmbyer.

Te skuadra gjakovare vetëm Aisha Kaid luajti me pikë dyshifrore, gjithsej 14 pikë.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Penza e përforcon pozitën e tretë me 9 fitore e 4 humbje, derisa Vëllaznimi ka bilanc prej 1 fitoreve e 12 humbjeve deri më tani.

Në xhiron tjetër Penza e pret Prishtinën në Pejë, derisa Vëllaznimi edhe në këtë ndeshje luan në shtëpi, kësaj radhe me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave