KBF FLAMURTARI - KBF PARTIZANI

Foto: LUnike/fb
Flamurtari lehtë ndaj Partizanit për lidership
16 February, 2022 @22:21
Vajzat vlonjate kanë shënuar fitore të lehtë ndaj Partizanit të Tiranës, për të marrë lidershipin e Ligës Unike, së paku përkohësisht.
Flamurtari ka mposhtur lehtë Partizanin sonte në Vlorë me rezultat 94-55 [28-11, 29-8, 23-17, 14-19] për të ngritur bilancin në 5-1 dhe për të marrë kreun e renditjes tabelare.
Vajzat tiranase në anën tjetër kanë qenë të pafuqishme karshi vlonjateve dhe kanë pësuar për herë të gjashtë këtë stinor në Ligën Unike, duke bërë bilansin e tyre 1-6.
Taliyah Hopkins ka qenë më e dalluara te Flamurtari, pasi që shënoi 31 pikë dhe 8 kërcime në fitore, ndërsa nga 18 shënuan Sophia Jacobsson dhe Samra Omerbasic. Kjo e fundit bëri edhe 25 kërcime për të kryer ndeshjen me double-doble, kurse Jacobsson dhuroi 11 asistime te bashkëlojtaret në fitore.
Te Partizani Xhulia Velias e Aida Palko me nga 11 pikë ishin më efikaset.
TABELA AKTUALE:
1 | Flamurtari 5-1 | 11 pikë | ||
2 | Bashkimi 4-3 | 11 pikë | ||
3 | Penza 5-0 | 10 pikë | ||
4 | Prishtina 3-2 | 8 pikë | ||
5 | Partizani 1-6 | 8 pikë | ||
6 | Tirana 0-6 | 6 pikë |