BASHKIMI (F)
TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Gashi: Jemi më të motivuara se kurrë
17 October, 2019 @18:11
Kapitenja e skuadrës së Bashkimit, Gresa Gashi, në një bisedë ekskluzive me TopSporti.com, ka thënë se së bashku me bashkëlojtaret janë motivuar shumë për këtë stinor.
“Kampionati filloi shumë mirë. Me përforcimet e reja në skuadër, bashkëpunimi dhe komponimi ka ardhur dukshëm më shpejtë se sa që kemi menduar.
Jemi më të motivuara se kurrë. Na pret një ndeshje e vështirë të dielën ndaj rivalit tonë kryesor Prishtinës. Besoj shumë që jemi gati dhe shkojmë për t’u kthyer me fitore.”
Gashi gjithashtu ka shtuar se skuadra e Bashkimit do të luftojë për të gjithë trofetë.
“Të dielën do të kthehemi me fitore në Prizren, do ishte një dhuratë e bukur për kryesinë tonë. Këtë vit do të jetë gjithçka më ndryshe, do të luftojmë për të gjithë trofetë, për ta kthyer namin që e meriton Bashkimi,”- tha Gresa.
Bashkimi të dielën do të përballet me Prishtinën, në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Femrave.