Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GËZIM MORINA

Gëzim Morina tregon se kur do të kthehet nga lëndimi

Gëzim Morina tregon se kur do të kthehet nga lëndimi


14 March, 2021 @8:03

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, po i mungon skuadrës së tij në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të pësuar.

Ai në një intervistë pas ndeshjes së djeshme me Bashkimin për kanalin transmetues të ndeshjes, ai sqaroi se kur do të kthehet nga ky lëndim.

“Ka disa ditë që kam filluar të stërvitem intensivisht. Javën tjetër do të fillojë të stërvis me ekipin dhe besoj që në ndeshjen e ardhshme do të jem i gatshëm”, tha Morina.

Kujtojmë se Gëzimi ishte lënduar më 3 shkurt në ndeshjen e Kupës së Kosovës përballë Bashkimit.


 
Të gjitha lajmet nga