Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR SIGURI

Gjakova e Re lehtë ndaj Dukagjinit

Gjakova e Re lehtë ndaj Dukagjinit


4 February, 2023 @20:08

Skuadra e Gjakovës së Re ka kaluar lehtë ekipin e Dukagjinit në duelin e xhiros, duke e mposhtur me rreth 30 pikë, për përfundimtaren 77-48.

Bujar Ceku ka qenë më efikasi te Gjakova e Re në fitore, duke shënuar 19 pikë, ndërsa Shëndrit Llapi me 16 e Rron Dahsyla me 14 të tjera kanë kryer punën për të regjistruar fitoren e 12 të stinorit për ekipin e drejtuar nga Driton Rraci.

Te Dukagjini Arbër Bilalli ka qenë më dalluari me 13 pikë të shënuara.

Fitorja bën Gjakovën e Re që të qëndrojë në pozitë të shtatë, me bilanc 12-12 pas 24 ndeshjesh, ndërs Dukagjini rrezikon mbijetesën në Ligë të Parë, pasi që ka bilanc 6-19 dhe është i parafundit në renditje tabelare, i dhjeti.


 
Të gjitha lajmet nga