Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HADAR TREGON SYNIMET!

Hadar: Duam të luftojmë për titull

Foto: KBPeja/ Korniza/ fb

Hadar: Duam të luftojmë për titull


26 January, 2024 @18:47

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ndaj Lovçenit në kuadër të BIBL ka thënë se ekipi i tij pos që kërkon Final Fourin, dëshiron të luftojë edhe për titull në këtë ligë.

Për faqen zyrtare të BIBL Hadar ka treguar synimet si dhe ndeshjen, që Peja e fitoi ndaj Lovçenit mbrëmë.

“Së pari dëshiroj të fitojmë secilën ndeshje. Dëshirojmë të kualifikohemi për Final Four dhe të luftojmë për titull. Kjo është ndeshje e radhës për ne. Duhet të respektojmë Lovçenin, mysafirët kishin ekip të mirë. Ata luajnë në mënyrë agresive, ndërsa ne nuk ishim të koncentruar plotësisht në lojë prej fillimit,” ka thënë ndër të tjera Hadar.

Peja e nisi aventurën në BIBL me fitore ndaj Lovçenit mbrëmë. Kampionja e Kosovës tash ndeshjen e radhës e luan më 30 janar ndaj Pljevljes, ndërsa më 31 janar ndaj Lovçenit si mysafir.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League