Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IA NISIN MBARË

Peja e nis me fitore ndaj Lovçenit

Peja e nis me fitore ndaj Lovçenit


25 January, 2024 @23:09

Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të luajtur në kuadër të këtij stinori në BIBL. Verdhezinjtë e drejtuar nga Rami Hadar kanë kaluar pengesën malazeze Lovçen, duke e fituar ndeshjen me 14 pikë dallim, 83-69.

Sadio Doucoure me 24 pikë e 6 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Pejës në fitore, ndërsa pos tij janë dalluar edhe Meriton Ismaili me 16 pikë e 7 kërcime si dhe Justin Davis me 15 pikë e 7 kërcime.

Derisa për Pejën kjo ka qenë fitorja e parë në ndeshjen e parë të stinorit 2023/24, për malazezët ka qenë humbja e tretë dhe tash kanë bilanc 3-3.

Peja tash do t’i ketë edhe tri duele rresht në kuadër të BIBL për ta plotësuar numrin e dueleve të zhvilluara, ku më 31 janar udhëton te Pljevlja, ndërsa më 1 shkurt është mysafir i Lovçenit, para se më 6 shkurt të pres AEL-in qipriot.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga