Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XVIII

Justin Davis (Peja), MVP (18)

Foto: FBK

Justin Davis (Peja), MVP (18)


22 January, 2024 @16:43

Për herë të pestë këtë stinor, Justin Edler Davis, është përzgjedhur MVP i xhiros nga FBK-ja. Basketbollisti amerikan ka qenë ndër më të dalluarit te Peja në ndeshje ndaj Yllit dhe duke arritur indeksin e efiçencës 21, ka marrë epitetin e më të mirit të javës nga Federata.

“Peja fitoi derbin e kësaj xhiro ndaj Golden Eagle Yllit, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 18 pikëve për të fituar 72:77, ndërsa edhe kësaj radhe më i miri te kampionët e Kosovës ishte Justin Davis me 22 pikë e shtatë kërcime. Ai kontribuoi edhe me katër topa të vjedhur dhe një bllokadë.
MVP - Justin Davis (Peja) 22 pikë, 7 kërcime, / asistime, 21 indeksi,” ka shkruar njoftimi i FBK-së.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga