Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOHET NGA PEJA

Peja përfundimisht ndahet me Tervell Beckun

Peja përfundimisht ndahet me Tervell Beckun


25 January, 2024 @0:23

U lëndua dhe nuk arriti të rikthehej assesi në skuadër përkundër pritjes së ekipit. Dhe tashmë Peja vendosi që me marrëveshje të ndajë rrugët me alo-qendrën amerikane Tervell Beck.

Herën e fundit u paraqit në mes të nëntorit, ndërsa pas lëndimit Beck nuk ka arritur të shërohet shpejt për të qenë i gatshëm për sfidat e radhës për Pejën. Deri sa luajti, me mesatare prej 14 pikësh për ndeshje, 1.4 asistimi për ndeshje dhe me 6.8 kërcime për ndeshje ka qenë ndër më të rëndësishmit në ekip.

“KB Peja njofton që me marrëveshje të përbashkët ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin Tervell Beck.

Tervell Beck kontribuoi për Pejën që nga muaji Gusht, sidomos në ndeshjet e FIBA Europe Cup. Klubi e falënderon për të gjitha dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës!” shkroi Peja në njoftim.

Tash KB Peja brenda jave liroi dy lojtarë të rëndësishëm të ekipit, ndërsa pritet që të sjellë zëvendësime edhe më të forta për dyshen e larguar. Kjo, pasi që pos nisjes së garimit në BIBL prej sot, verdhezinjtë do të kërkojnë të bëhen plotësisht gati edhe për turneun e Kupës së Kosovës, ku “Final 8” i Kupës do të organizohet në Gjakovë, me finalen që luhet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt. Ditë më parë “Shqiponjat” ndanë rrugët edhe me Jay Jay Chandlerin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga