NGA INFORMATORI NR. 18
Disiplina vazhdon, bëhen katër xhiro pa dënime për klubet
23 January, 2024 @14:32
Për tu mos u marr mësysh është bërë Superliga!
Janë bërë katër xhiro të plota ku asnjë skuadër e Superligës nuk është dënuar nga Komisioni i Garave të FBK-së, derisa disiplina e tifozërive po vazhdon, duke mos çuar deri në ndërprerje të ndeshjeve - që i “pëlcitnin” klubeve me dënime në të holla, e deri në ndalesë tifozërish në palestra.
Edhe në Informatorin Nr. 18 nuk është evidentuar asnjë dënim për klube, pos dënimeve për gabime teknike për akterët e lojës.
Vetëm Rami Hadar (trajner i Pejës) dhe Darnell Edge e Dardan Kapiti (të dy basketbollistë të Trepçës) kanë marrë gjoba për gabime teknike - që tregon për ecurinë e mirë dhe disiplinimin e tifozërive në palestra gjatë fund-dhjetorit dhe fillim-janarit.