Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJA E RADHËS!

Ylli largon Kostas Flevarakisin nga detyra

Ylli largon Kostas Flevarakisin nga detyra


24 January, 2024 @11:20

Me marrëveshje, pas humbjes së pësuar nga Peja, Ylli ka ndarë rrugët me trajnerin grek të ekipit Kostas Flevarakis. Ekipi suharekas që aktualisht është i katërti në renditje tabelare të Superligës me bilanc 10-8 ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin që nisi stinorit.

“Me marreveshje te dyanshme kemi nderprere bashkpunimin me trajnerin Flevarakis. Klubi e falenderon per kontributin e tij dhe i uron shume suksese ne te ardhmen,” ka shkruar KB Ylli në njoftim (pa ndërhyrje).

Në një bisedë me Kohën, drejtori sportiv i KB Yllit Egzon Fetiu ka thënë ndër të tjera se ekipi është në bisedime me një trajner nga Lituania dhe një nga Italia dhe mbetet të shihet kush do të merr drejtimin e ekipit.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga