Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KASTRIOTI (F) - PENZA (F)

Halitaj me triple-double, Penza fillon me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Halitaj me triple-double, Penza fillon me fitore


8 February, 2020 @17:30

Skuadra e Penzës, duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 40-91, e hapi stinorin pranveror me fitore.

Skuadra pejane dominoi gjatë tërë ndeshjes, derisa Diedona Halitaj luajti me shifrat magjike triple-double prej 16 pikëve, 10 asistimeve e 10 topave të rrëmbyer.

Halitaj u ndihmua edhe nga Elizabeta Hatashi me 25 pikë, Melita Luci me 19 pikë, 14 kërcime e 8 asistime dhe nga Valbona Bytyqi me 11 pikë, 15 kërcime, 6 asistime e 5 topa të rrëmbyer.

Te Kastrioti më e dalluara ishte Agnesa Rrahmani me 24 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Penza me këtë fitore përforcon pozitën e tretë me 7 fitore e 4 humbje, derisa Kastrioti gjendet në pozitën e pestë me 2 fitore e 9 humbje.

Në xhiron tjetër Penza takohet me Trepçën, kurse Kastrioti me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave