Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLISAT

I huaji i parë i Prishtinës - Dustin Thomas

I huaji i parë i Prishtinës - Dustin Thomas


16 August, 2022 @23:46

Pas serisë së lojtarëve vendorë të prezantuar për edicionin në ardhje të Superligës, rekord-kampionia e Kosovës në basketboll, KB Prishtina, sot ka zyrtarizuar ardhjen e re, të huajin e parë në ekip - Dustin Thomas.

Amerikani që luan në pozitën e alo-qendrës është prurja e re e bardhekaltërve, derisa së fundi ka qenë pjesë e ekipit izraelit Ironi Nahariya, duke u shpallë si MVP i BIBL në sezonin e kaluar.

Dustin Thomas @ KB Prishtina

Basketbollisti i lindur në Texarkana të Texasit, 27-vjeçar dhe 203 centimetra i gjatë,  ka pasur mesatare prej 15.6 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 2.5 asistimeve për ndeshje në stinorin e kaluar me ekipin e tij, ndërsa në Izrael ka ndihmuar ekipin që të arrijë elitën e basketbollit të atjeshëm, me mesatare prehj 14.2 pikëve, 7.9 kërcimeve, 2.3 asistimeve.

Prishtina këtë sezon duket se do të jetë fuqishëm në garë për titull kampioni të Kosovës, pas agjërimit tashmë tri-vjecar, ndërsa pos FIBA Europe Cup pritet të merr pjesë edhe në ligën ENBL League.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga