SHENJËTARI

Italia e mbyll me të artë
14 August, 2016 @22:23
Niccolo Campriani ka fituar disiplinën e fundit në sportin e shenjëtarisë në olimpiadën e Rios.
Italiani mori të artën për shtetin e Apeninëve në disiplinën 50m pushkë në tri pozita duke përfunduar vetëm 0.3 rrathë mbi rusin Sergey Kamenskiy. Alexis Raynaud nga Franca përfundoi në pozitën e tretë.
Në sportin e shenjëtarisë, Italia doli e para me katër medalje të arta dhe tri të argjendta. Shtatë medalje pati edhe Kina, por vetëm një të artë. Ndërkohë Gjermania përfundoi e dyta në renditjen e medaljeve në këtë sport me tri të arta dhe një të argjendtë.
Kosovën në këtë sport e përfaqësoi Urata Rama e cila kishte përfunduar e 48ta në disiplinën 10m pushkë ajrore.