SHQIPONJAT

Jalen Tate, zyrtarizim i ri te KB Peja
12 August, 2022 @17:26
Peja nuk është ndalur në dy ditët e fundit dhe duke zyrtarizuar secilin përforcim, së fundi ka publikuar edhe amerikanin e katërt në ekip.
Ai është Jalen Tate, basketbollisti që luan në pozitat 2/3, ndërsa lojtari 198-centimetra i gjatë së fundi ka qenë pjesë e ekipit elit gjerman, Giessen 46ers.
Para kësaj, ai ka luajtur në NCAA për ekipet e Northern Kentucky Norse dhe Arkansas Razorbacks.
Te Giessen 46-ers, Tate ka pasur mesatare prej 9.5 pikësh për ndeshje, 2.8 kërcimesh dhe 2.1 asistimesh. Ai aty ka luajtur 10 ndeshje përgjatë sezonit, ndërsa eficencën mesatare e ka pasur 8.3.