DEKLARATA E TRAJNERIT TË BASHKIMIT
Jonchevski: Momentet i kishim, por lëndimi ndikoi!
8 April, 2024 @2:42
Trajneri i Bashkimit, Aleksandar Jonchevski, pas disfatës në përballjen e parë çerekfinale të playoffit ndaj Yllit ka thënë se ekipi i tij përkundër se kishte momentet e veta në ndeshje, ka qenë lëndimi i rëndë i Isaiah Umipigut që ka ndikuar në lojën e ekipit të tij.
“Kishim momentet tona, por më duhet të them se lëndimi i rëndë i Umipigut, playmakerit tonë kryesor, ndikoi në rrjedhën e ndeshjes. Edhe pse ne kishim McCloudin si zëvendësim, duke ditur se edhe ai vjen nga lëndimi, nuk arritëm të bëjmë më shumë përkundër momenteve të mira që i kishim,” ka thënë trajneri i ekipit prizrenas pas ndeshjes.