I TRETI

BOROZANI/Erdis Driza
Jones në Sigal Prishtinë
17 August, 2013 @11:42
Kendrick Jones, basketbollisti që shkëlqeu me RTV 21-shin që nga ardhja e tij në Kosovë gjatë afatit kalimtar të dimrit stinorin e kaluar - do të bëhet lojtar i ri i huaj i Sigal Prishtinës.
Kështu ka njoftuar vetë basketbollisti i cili ka folur për të përditshmen Sport. Ky është transferi i tretë i huaj i Sigal Prishtinës që do të garojë në Ligë Ballakanike këtë stinor.
Sigal Prishtina më parë konfirmoi dhe prezentoi lituanezin Aureimas Kieza dhe amerikanin Tay Waller prej të huajve. Kendrick Jones është i treti prej të huajve në Sigal Prishtinë pasi që edhe qendra e paralajmëruar më parë Hamidu Rahman nuk e ka të sigurtë vendin.
Jones ka arritur që të marrë çmimin BasKo të muajit prill 2013, që i ipet basketbollistit më të mirë të muajit. Ai me RTV 21-shin ka arritur në Play-Off, ku u mposhtën nga kampioni Peja 2-0 pas dy ndeshjeve.