Të gjitha lajmet

KARAGAÇ

Jordancho Davitkov trajner i ri i Pejës

Jordancho Davitkov trajner i ri i Pejës


13 January, 2021 @13:32

Trajneri që kishte kualifikuar Maqedoninë e Veriut në Kampioantin Evropian të vitit 2003, Jordancho Davitkov, është trajner i ri i Pejës.

Verdhezinjtë para pak çastesh zyrtarizuan trajnerin e ri të skuadrës. Maqedonasi 57-vjeçar ka karrierë të bujshme dhe llogaritet si njëri ndër trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave në vendin fqinj.

Peja, nisi stinorin me kroatin Edi Dzelalija e vazhdoi me turkun Semsettin Bas, që dha dorëheqje vetëm pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Superligë për shkak të arsyeve familjare.

Davitkov do të jetë trajneri i tretë i Pejës për këtë stinor, derisa në secilin moment aty gjindet edhe Petrit Zeqiri që kryen punën e ndihmës-trajnerit të skuadrës, e në rast nevoje edhe atë të trajnerit të parë.

davitkov

Peja gjysmën e stinorit në Superligës e ka kryer me bilanc 9-5, ndërsa e ka kryer këtë pjesë të stinorit në pozitë të tretë të renditjes tabelare, pas Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

“Jordancho Davitkov është trajner i ri i KB Peja. Ai ka qenë trajner i Maqedonisë së Veriut për vite me radhë dhe ka kualifikuar ata në Evropian të vitit 2003. Ai gjithashtu ka drejtuar Kuvajtin duke arritur pozitën e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme,” është thënë në njoftimin e Pejës.

Përveç tjerash Davitkov është shpallë katër herë kampion i Maqedonisë Veriore me Rabotnickin, me të cilët ka edhe katër Kupa shtetëore të fituara.


VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Trepça - Ylli

FBK Superliga

Highlights nga ndeshja Trepça - Ylli

24/01/21 @ 23:56

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Bashkimi - Vëllaznimi

FBK Superliga

Highlights nga ndeshja Bashkimi - Vëllaznimi

24/01/21 @ 23:53

A&N

A&N shton në skuadër ish-lojtarin e Feronikelit

FFK Liga e parë

A&N shton në skuadër ish-lojtarin e Feronikelit

24/01/21 @ 23:45

BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Bashkimi “zgjohet” në çerekun e katërt, vazhdojnë humbjet te Vëllaznimi

FBK Superliga

Bashkimi “zgjohet” në çerekun e katërt, vazhdojnë humbjet te Vëllaznimi

24/01/21 @ 20:57

BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Ç3: Ngushtë rezultati në Prizren

FBK Superliga

Ç3: Ngushtë rezultati në Prizren

24/01/21 @ 20:17

SERIE A

Vedati zëvendëson Immobile, Lazio fiton

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Vedati zëvendëson Immobile, Lazio fiton

24/01/21 @ 20:02

FA CUP

Përsëri Bruno, United eliminon Liverpoolin!

Premier League

Përsëri Bruno, United eliminon Liverpoolin!

24/01/21 @ 19:58

BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Bashkimi - Vëllaznimi

FBK Superliga

Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Bashkimi - Vëllaznimi

24/01/21 @ 19:45

PAS NDESHJES

Gezer: Fituam me mbrojtje të përbashkët në fund

FBK Superliga

Gezer: Fituam me mbrojtje të përbashkët në fund

24/01/21 @ 19:26

BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Ç1: Bashkimi në epërisi, Omogbo po shkëlqen

FBK Superliga

Ç1: Bashkimi në epërisi, Omogbo po shkëlqen

24/01/21 @ 19:16


Të gjitha lajmet nga