SUHAREKË
Juniku te Ylli
9 September, 2015 @14:03
Playmakeri prishtinas, Fisnik Juniku, është lojtar i ri i Ylli të Suharekës, ka bërë të ditur vetë lojtari pak më parë për Borozani.com.
Juniku, që gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e disa skuadrave në Superligë, së fundi ka qenë pa ekip dhe ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Suhareka, që ka befasuar për të mirë stinorin e shkuar duke arritur Play-Offin e Superligës dhe Final Fourin e Kupës së Kosovës.
Juniku ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për një stinor me ekipin suharekas, derisa mezi pret të punojë me trajnerin Agron Berisha.
“Shpresoj në rezultate pozitive me Yllin këtë stinor si dhe i përshëndes që tash tifozët e skuadrës,” ka thënë ndër tjera Juniku për Borozani.com.