U18
Juniorët e Trepçës shpallen kampionë të Kosovës
30 May, 2021 @14:44
Trepça është shpallur kampione e Kosovës U18, duke mundur në finale Marigona Hill Prishtinën me rezultat të ngushtë 62-61.
Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 22-22. Në çerekun e dytë, skuadra mitrovicase ishte për një nuancë më e mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 40-35.
Çerekun e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke kaluar në epërsi 47-54, por një seri prej 9-0 e xehetarëve bëri që në 10 minutëshin e fundit rezultati të jetë 56-54 për Trepçën, që ishte edhe paralajmërim për një finish dramatik.
Te Trepça u dalluan Anes Gashi me 22 pikë e 14 kërcime, Rinol Gashi me 14 pikë e 10 kërcime dhe Ergyn Rushiti me 12 pikë, kurse te Marigona Hill Prishtina u dalluan Altrim Osmani me 13 pikë e 10 kërcime dhe Genc Zeqiri me 16 pikë e 10 pikë.
Në ndeshjen për vendin e tretë, KB Vushtrria Basket e ka mundur Pejën me shifrat 70:57.