Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIRANA - YLLI

Kampioni s’ndalet, fiton thellë në derbi

Kampioni s’ndalet, fiton thellë në derbi


11 December, 2021 @21:02

Ylli ka vazhduar serinë e fitoreve në Ligën Unike duke e mposhtur thellë Tiranën sonte në derbin e xhiros, në Farie Hoti, me mbi 30 pikë dallim.

Basketbollistët e drejtuar nga Adis Beciragic, pas çerekut të parë të barabartë, më nuk janë kthyer prapa dhe me të marrë epërsinë në çerek të dytë, vetëm e kanë thelluar atë për të fituar ndeshjen me rezultat 71-103 [23-23, 19-29, 12-22, 17-29].

Henrik Sirko ka qenë më efikasi te Ylli sonte, duke shënuar 23 pikë e 6 asistime në fitore, ndërsa me 22 pikë e 4 asistime ndeshjen e përfundoi Erjon Kastrati.

Gjashtë lojtarë të Yllit luajtën me pikë dyshifrore në fitore, ndërsa Beciragic i dha mundësi që të gjithë lojtarëve në dispozicion të shijojnë minuta në ndeshje.

Te Tirana Regie Clark me 26 pikë ishte më efikasi në ndeshje, por perforcmanca e tij nuk u përcoll nga ekipi bardhekaltër, për të mbetur larg në rezultat dhe për të pësuar në fund.

Me këtë fitore Ylli bën bilansin 5-1 dhe mbetet lider i Ligës Unike, ndërsa Tirana tash bën bilansin 3-3.


 
Të gjitha lajmet nga