Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATIK KOSHI NUK LËVIZ NGA KB VËLLAZNIMI

Kapiteni i mbetet besnik ekipit të tij

Kapiteni i mbetet besnik ekipit të tij


12 August, 2024 @19:48

Basketbollisti gjakovar Atik Koshi, që në stinorin e kaluar ishte kapiten i ekipit të KB Vëllaznimit, ka vazhduar kontratën me skuadrën kuqezi edhe për një stinor. Njoftimin e zyrtarizoi sot ekipi gjakovar, ndërsa Koshi do të vazhdojë së paku edhe për stinorin 2024/25 të jetë pjesë e skuadrës, që do të drejtohet nga kroati Branimir Pavic.

Atik Koshi @ Vellaznimi

Në stinorin e kaluar Atik Koshi 25 vjeç ka luajtur me mesatare prej 16.6 minutave në Superligë të Kosovës për Vëllaznimin, duke shënuar 3.8 pikë për ndeshje, 1.3 asistime dhe 1.4 kërcime. Ai është njëri ndër lojtarët kryesorë vendorë të ekipit, ndërsa Vëllaznimi ka bërë të ditur se do të vazhdojë të njoftojë për përforcime në ekip përgjatë ditëve në vijim.

Edicionin e kaluar të garave në Superligë, Vëllaznimi e mbylli në çerekfinale të playoffit duke u mposhtur nga Prishtina 2-1 në seri. Kuqezinjtë stinorin e rregullt e kishin mbyllur me bilanc 13-15 në pozitë të pestë të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga