VELLAZNIMI - NEW BASKET

Kapiteni Rraci me treshe në fund, siguron fitoren për Vëllaznimin në derbi
15 October, 2021 @20:52
Skuadra e Vëllaznimit ka nisur me një fitore në derbi ndaj NewBasketit stinorin në Ligë të Parë të Kosovës, ndërsa kapiteni Driton Rraci pikët e vetme të ndeshjes i ka shënuar në fund, për t’ia dhënë ekipit të tij fitoren!
Në 25-minuta lojë Rraci ka shutuar shtatë herë për tri pikë dhe nuk kishte shënuar asnjë pikë përgjatë lojës sa qëndroi në parket. E krejt kah fundi, kur kishin mbetur edhe 10-sekonda në fund, ai shënoi për 55-52 në të mirë të gjakovarëve, për rezultatin përfundimtar pas fishkëllimës së fundit 56-53 [14-18, 13-15, 15-15, 14-5].
Në sekondat e mbetura prizrenasit shënuan një pikë nga gjuajtja e lirë, njëjtë si gjakovarët për 56-53 në të mirë të Vëllaznimit.
Ujkan Karanezi përndryshe ka qenë lojtari më efikas te Vëllaznimi. Prizrenasi ka shënuar 18 pikë, 14 kërcime në fitore, ndërsa Bardhi Rexha ka shënuar 9 pikë e 13 kërcime në këtë fitore për gjakovarët.
Te NewBasket James Rhime me 17 pikë e 14 kërcime si dhe Egzon Kuqi me 13 pikë e 3 asistime kanë qenë më efikasit.
Kështu trajneri i ri i Vëllaznimit Franko Sterle ka nisur me fitore stinorin e dytë të tij në basketbollin kosovar, pasi që përgjatë fundit të stinorit të kaluar ishte pjesë e Bashkimit në Superligë.
E NewBasket tash fitoren duhet ta kërkojë në përballjet e radhës në Ligë të Parë.