Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI (F) - KASTRIOTI (F)

Kastrioti në TOP4, Vëllaznimi ende pa fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Kastrioti në TOP4, Vëllaznimi ende pa fitore


24 November, 2019 @19:39

Vashat e Kastriotit e mposhtën Vëllaznimin me rezultat 45-62.

Skuadra e trajneres Kimete Haliti, dominoi gjatë gjithë ndeshjes, ku me mbrojtje të fortë, në çerekun e dytë pësuan 4 pikë e në çerekun e tretë 5.

Si zakonisht te Kastrioti më e dalluara ishte Agnesa Rrahmani. Ajo luajti me double-double prej 30 pikëve e 12 kërcimeve. Me double-double te Kastrioti luajti edhe Anita Grainca me 19 pikë e 17 kërcime.

Te Vëllaznimi u dalluan Rina Hoda me 13 pikë dhe Festa Bicurri me 11 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Kastrioti me 2 fitore e 5 humbje aktualisht gjendet në pozitën e katërt, kurse Vëllaznimi me 7 humbje është në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Kastrioti takohet me Bashkimin, kurse Vëllaznimi me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave