Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

KB Bashkimi mbledh arkivin, thërret për përkrahje

Foto: KBBashkim/fb

KB Bashkimi mbledh arkivin, thërret për përkrahje


27 May, 2020 @13:29

Klubi i Bashkimit që është më i vjetri në Kosovë, themeluar që në 1945, ka filluar të bëj grumbullimin e dokumenteve, fotografive, artikujve dhe gjërave që ndërlidhen me klubin.

“KB Bashkimi ka filluar të bëjë grumbullimin e dokumenteve, fotografive, artikujve dhe të gjitha gjërave që ndërlidhen me klubin tonë përgjatë historisë 75 vjeçare,” është thënë një njoftimin e klubit.

Për më tepër, këto dokumente do të ekspozohen për qytetarët.

“Gjërat e grumbulluara do të arkivohen të gjitha në një vend dhe do të jenë të ekspozuar për qytetarë,” ka vazhduar njoftimi i klubit.

Për këtë klubi ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve që posedojnë çfarëdo dëshmie nga e kaluara e klubit.

“Ftojmë të gjithë ish lojtarët, ish anëtarët e klubit, simpatizantët dhe qytetarët e tjerë, të cilët posedojnë dokumente, fotografi dhe gjësende të tjera, të na kontaktojnë nëpërmjet kësaj faqeje apo e-mailit [email protected] për të kontribuuar në kolektimin e arkivës së klubit,” ka përfunduar njoftimi i ekipit portokallezi.

KB Bashkimi suksesin më të madh e ka arritur në vitet e pasluftës, duke fituar një herë Kupën dhe duke u shpall njëherë kampion i Kosovës.

Në arenën ndërkombëtare, suksesi më i madh i klubit është arritja e finales së Ligës Ballkanike.


 
Të gjitha lajmet nga