Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

KB Peja me komunikatë, pas fazës emergjente organizon kuvendin

KB Peja me komunikatë, pas fazës emergjente organizon kuvendin


11 October, 2020 @18:40

Njëra ndër skuadrat më të trofeshme në basketbollin e Kosovës, KB Peja, ka dalë me letër të hapur për publikun për të informuar gjendjen aktuale në klub, pas dorëheqjes së kryetarit të klubit Art Gashi.

Në komunikatë KB Peja ka bërë të ditur se po përgatitet për nivelin më të lartë të garave dhe ka mjaft obligime, derisa Këshilli Emergjent do ta dërgojë atë deri te Kuvendi Zgjedhor.

LETRA E PLOTË E KB PEJA:

Të nderuar dashamirë dhe tifozë të Klubit,
Ndihemi të obliguar të ju njoftojmë që pas shumë vështirësive dhe sfidave, ne kemi vendosur që përseri të garojmë dhe të jemi në nivelin më të lartë sportiv, sikurse gjithëherë.
Sezona e kaluar ka qenë shumë e vështirë, prej regjistrimit të ekipës e deri te përfundimi i parakohshem i sezonës për shkak të pandemisë Covid 19.
Klubi është duke vazhduar të respektoj marrëveshjen me BAT (Arbitrazhin për Basketboll) për pagesën e obligimeve dhe për këtë edhe jemi liruar nga ndalesa.
Sezona e kaluar, e ndërprerë në pjesën më të zjarrtë të sezonës, atë para Final 4 të Balkan Leagues, e cila ishte planifikuar të luhej në Pejë dhe para Play Off-it të Superligës. Kjo situatë na ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë në të hyra dhe në aspektin financiar në përgjithësi.
Ne do mundohemi të gjejmë zgjidhje me të gjitha palët të cilëve ju kemi obligime dhe shpresojmë shumë që ato ti mbyllim në afat sa më të shkurtër. Nuk jemi Klubi i vetëm në Kosovë, e as në rajon e Europë që ka probleme dhe obligime të mbetura nga sezona paraprake.
Sporti në Kosovë është shumë i veshtirë për tu zhvilluar edhe në kushte normale, e lëre më në kushte pandemie ku jemi deshmitar që secili biznes është në gjendje jo të mirë, e shumë njerëz kanë humbur punën.
Klubi sot udhëhiqet përkohësisht nga Këshilli Emergjent, i cili është mbledhur pas dorëheqjës së Kryetarit dhe qëllimi i vetëm i këtij Këshilli është pergaditja e ekipës dhe sigurimi i mjeteve për fillim sa më të mirë të sezonës.
Pasi që të kalohet faza emergjente, Klubi do organizojë kuvendin zgjedhor ku edhe do paraqiten kandidaturat për kryetar të ri..


 
Të gjitha lajmet nga