FERONIKELI 74 - GJILANI

Foto: A.XH / Facebook
Shpresim Zogu vendimtar, Nikli shënon fitoren e parë sezonale
26 August, 2023 @18:15
Vjen fitorja e parë e Niklit pas rikthimit në elitë.
Pasi humbi dy ndeshjet e para, sot Nikli triumfoi 1-0 (Shpresim Zogu 85’) ndaj Gjilanit, skuadër që sezonin e ka nisur me probleme të dukshme financiare.
Përkundër rasteve që u shfaqën për shënim, pjesa e parë mes skuadrave u mbyll me rezultat të bardhë.
Më pas, rezultati mbeti i pandryshuar deri krejt në fund, kur Shpresim Zogu realizoi në minutën e 85’ dhe kështu ia dha fitoren minimale Niklit. Për përcjellësit e Ligës së Parë, Shpresim Zogu është emër i njohur.
Xhiron që vjen, Nikli i shkon Malishevës, kurse Gjilani i shkon Ballkanit në Suharekë.