Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - MALISHEVA

Fitore e Prishtinës, ndalet seria e Malishevës

Foto: FC Prishtina

Fitore e Prishtinës, ndalet seria e Malishevës


26 August, 2023 @18:10

Në Kampin Nacional të Hajvalisë, sot Prishtina e Debatik Currit e shënoi fitoren e dytë sezonale, duke e mposhtur Malishevën 3-1 (Leotrim Kryeziu 11’, Drilon Islami 37’, Hasan Hyseni 62’ / Robert Mathieu 69’).

Epërsia e Prishtinës erdhi përmes Leotrim Kryeziut, i cili shënoi për 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 11’. Më pas, për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Drilon Islami, që shënoi në minutën e 37’.

TABELA AKTUALE

Gol më nuk pati deri në minutën e 62’, kur mitrovicasi Hasan Hyseni shënoi pas asistimit të Jasen Blesës për 3-0 të Prishtinës.

E tëra çfarë bëri Malisheva ishte një gol i nderit përmes zëvendësuesit Robert Mathieu, i cili shënoi për përfundimtaren 3-1 në minutën e 69’.

Kështu, Prishtina tashmë ka 7 pikë pas 3 xhirove, kurse Malisheva një më pak, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para sezonale.

Xhiron që vjen, Prishtina i shkon Llapit, kurse Malisheva e pret Niklin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga