QENDËRSULMUESI KTHEHET NË KOSOVË!
Arb Manaj zyrtarizohet te Ballkani
24 August, 2023 @17:42
Rikthim në Superligë të Kosovës për futbollistin që vite më parë doli jashtë vendit për të bërë karrierë në Turqi dhe Kroaci. Arb Manaj është zyrtarizuar sot te kampioni i Kosovës, Ballkani, ndërsa pritet të jetë zëvendësim për të larguarin drejt Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani!
“Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj. Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë.
25 vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.” — ka shkruar FC Ballkani në njoftim.
Suharekasit sonte luajnë ndeshjen e rëndësishme për playoff të Ligës së Konferencës, që shpie në fazën grupore, derisa ndeshen me BATE Borisovin në Prishtinë me fillim prej orës 20:45, ndërsa ndeshja e kthimit që vendos përfundimisht fatin e ekipit.
Klinasi që luajti së fundi me letra ishte lojtar i Ankara Keçiorengucu vlerësohet në Transfermarkt rreth 300 mijë euro, ndërsa prej Dukagjinit kishte dalë te Trepça’89 ku bëri emër.