Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRISHTINËS

Curri: Rezultat zhgënjyes

Foto: FCPrishtina/ Sh. Ahmeti/ fb

Curri: Rezultat zhgënjyes


22 August, 2023 @9:25

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka thënë se rezultati 0-0 ndaj Gjilanit dje ka qenë zhgënjyes. Por, ai ka bërë të ditur se kjo gjë do të jetë mësim për ekipin e tij, pasi që duhet kuptuar se asnjë kundërshtar nuk është i lehtë.

“Rezultat zhgënjyes. Kemi qenë favorit. Skuadra ka qenë në presion të madh pas 20 minutash lojë. Duhet dhënë maksimumin në secilën ndeshje pa marrë parasysh gjendjen e kundërshtarit. Te ne, mungoi finalizimi dhe preciziteti. Qetësi nuk kishim. Duhet punuar që të gjejmë zgjidhje për kundërshtarët që luajnë me kësi stili loje,” ka thënë ndër të tjera Curri.

Prishtina pas fitores së arritur në xhiron e parë, u ndalë në barazim në xhiron e dytë dhe tash pret Malishevën që ka dy fitore nga dy ndeshjet e para.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga