Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - FERONIKELI

Me mendje në Conference League, por kampioni s’gabon

Me mendje në Conference League, por kampioni s’gabon


20 August, 2023 @18:56

Ndonëse “me mendje” në Evropë, ku pas pak ditëve përballet me BATE-n në Play Off të Conference League, Ballkani sot nuk ka gabuar në ndeshjen ndaj Niklit në shtëpi. Këtë takim suharekasit e fituan 2-0 (Albin Berisha 45+1’, Robert Rrahmani (AG) 67’).

Pjesa bazë e skuadrës startuese: Gripshi, Korenica, Armend Thaqi e Kuc, nuk startuan sot, për të qenë sa më të freskët për ndeshjen në Evropë, por kjo nuk i pengoi kampionit sot.

Me një gol të Albin Berishës në minutën e 45+1’, Ballkani shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi minimale.

TABELA AKTUALE

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 67’, kur edhe u vulos fitorja e Ballkanit. Një autogol i Robert Rrahmanit të Niklit bëri që epërsia e Ballkanit të shkonte në 2-0, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Ballkani tashmë ka 2 fitore në 2 ndeshjet e para të Superligës, kurse Nikli duket se do të jetë prej skuadrave që do të luftojnë për mbijetesë.

Xhiron që vjen, Ballkani i shkon Dritës, kurse Nikli e pret Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga