11-shja e JAVËS NË SUPERLIGË
Superliga — Formacioni i javës (2)
21 August, 2023 @19:25
Me të përfunduar xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës, TopSporti.com duke shqyrtuar lojtarët e dalluar të ndeshjeve si dhe rëndësinë e duelit ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të xhiros së dytë të Superligës.
Kështu, në portë ka zënë vend Ilir Avdyli i Llapit, derisa mbrojtja është ndërtuar prej Leotrim Bekteshi (Llapi), Gentrit Halili (Ballkani) me krahë Ilir Blakçori (Llapi) dhe Siyabonga Dube (Liria).
Mesfusha është zënë nga treshja Ilir Mustafa (Malisheva), Arens Mateli (Gjilani) dhe Andri Stafa (Liria), kurse pjesa ofanzive e skuadrës është përbërë prej Altin Aliu (Malisheva), Drilon Hazrollaj (Malisheva) dhe Albin Berisha (Ballkani).
Krahasuar me 11-shen e xhiros së parë të stinorit, vetëm Drilon Hazrollaj ka arritur që të jetë në 11-she në dy xhiro radhazi. Të tjerët janë lojtarë tjerë që përbëjnë 11-shen e xhiros së dytë krahasuar me atë të parën.